E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjilan, dy serbe tentoje vetevrasjen

Dy shtetas serbe te Kosoves kane tentuar te kryejne vetevrasje ne kushte depresive, por qe te dy jane shpetuar nga sinjalizimet e banoreve dhe nderhyrja e policise. Sherbimi Policor tha dje se rasti i pare u raportua ne fshatin Partesh te Gjilanit, ku nje 40-vjecar kishte tentuar te varte veten me litar nen catine e dyerve te oborrit te shtepise ku banonte. Me t'u zbuluar, 40-vjecari qe ishte nen avujt e alkoolit, u dergua ne spital ku ndodhet pa rrezik jete. Rasti tjeter kishte protagonist nje tjeter minoritar serb ne moshe te re i cili gjithashtu u perpoq te veteflijohej me varje por u shpetua ne castet e fundit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›