NATO: Gjendja eshte e qete
Shefi i komitetit ushtarak te NATO-s, gjenerali Ray Henault, deklaroi dje ne Prishtine se eshte shume e rendesishme qe qetesia ka ngadhenjyer ne keto dite te rendesishme per Kosoven. Forcat paqeruajtese, do te ofrojne siguri te vazhdueshme per te gjithe qytetaret e Kosoves, pa marre parasysh nese ata jane shumice apo pakice", deklaroi gjenerali, Ray Henault, ne nje konference per media, gjate nje vizite qe komiteti ushtarak i NATO-s, zhvilloi ne Kosove.