E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humb jeten ne vendin e punes

Dita e djeshme e punes ishte fatale per nje burre 62-vjecar ne Prizren, pasi humbi jeten aksidentalisht ne objektet e fabrikes ku punonte. Viktima eshte Hasan Bushi, 62 vjec, nga Prizreni. I ndjeri gjeti vdekjen dje ne oren 11:00 ne mjediset e fabrikes "Famipa" ne rrugen "Tirana" ne Prizren. Aksidenti erdhi si pasoje e lendimeve qe mori nga makina me te cilen punonte. Policia shkoi ne vendin e ngjarjes dhe me urdher te prokurorit, trupi i pajete i viktimes eshte derguar ne Institutin e Mjekesise Ligjore ne Prishtine per autopsi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›