E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia ka hyrë në rrugën e njohjes së Kosovës

Serbia ende nuk e ka pranuar Kosovën, por është në këtë rrugë pas marrëveshjes me Prishtinën, ka thënë për media serbe, Sonja Biserko, kryetare e Këshillit të Helsinkut për të drejta të njeriut.

Ajo ka shtuar se pas marrëveshjes me Prishtinën arrijnë paralajmërime të shumta të pranimit të Kosovës. Biserko ka shtuar se marrëveshja çon në një fazë të re të marrëdhënieve rajonale dhe se Serbia ka marrë vendimin e parë për pjesëmarrjen strategjike në këtë hapësirë.

Ajo ka thënë se Serbia është larguar nga Kosova që nga viti 1999, ende nuk e ka njohur Kosovën, por që shteti serb nuk është më në Kosovë. Sipas saj, marrëveshja e fundit, rrit gjasat e Serbisë për marrje të statusit të kandidatit.

“Mendoj se është datë e rëndësishme për Serbinë. Politika "BE-në dhe Kosovën" nuk ka sjell rezultate. Kjo marrëveshje ka sjellë”, ka thënë Biserko duke shtuar se ky është fundi i një politike sorollatëse.

“Largimi nga ajo politikë do të bëhet në faza. Serbia ende nuk e ka pranuar Kosovën por kjo është çështje e cila do të shtrohet në marrëdhëniet e ardhshme me BE-në”, ka thënë Sonja Biserko.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›