Serbia kërkon ekstradimin e ish nazistit nga SHBA-të
Gjykata e Serbisë ka lëshuar fletëarrest ndërkombëtar për një shtetas amerikan, që dyshohet për krime lufte, të cilat i ka kryer si oficer nazist në Beograd gjatë Luftës së Dytë Botëtore.
Zëdhënësi i gjykatës tha se 88 vjeçari Peter Egner kërkohet për vrasjen e 17 mijë civilëve, kryesisht hebrenjve, romëve dhe të burgosurve politikë në periudhën 1941-1943 gjatë pushtimit gjerman.
Departamenti amerikan i Shtetit i ka kërkuar gjykatës federale t'i marrë shtetësinë Egnerit, gjermanit etnik i lindur në Jugosllavi, për shkak se nuk i ka zbuluar detajet nga e kaluara e tij kur aplikoi për shtetësinë amerikane në vitet e '60-ta.
Hapi mund të mundësojë ekstradimin e tij në Serbi.