Rusi, 17 vjeçarja një nga sulmueset vetvrasëse
Hetuesit kanë identifikuar një nga atentatoret vetvrasëse të sulmeve në metrotë e Moskës pak ditë më parë. Sipas mediave ruse ajo ishte vejusha adoleshente e një militanti të vrarë në vitin 2009. 17 vjeçarja është identifikuar si Xhenet Abdurahmanova nga Dagestani. Hetusit dyshojnë se sulmuesja e dytë ishte çeçene, bashkëshortja e një militanti. Nga sulmet në metrotë e Moskës humbën jetën 39 persona. Ndërkaq presidenti rus Dmitri Medvedev, cili vizitoi papritur të enjten Kaukazin verior, u takua në kryeqytetin e Dagestanit, me presidentin e republikës dhe të ngarkuarin për Kaukazin verior për të diskutuar mbi procedimin e mëtejshëm në këtë rajon. Medvedev paraqiti në takimin disa orësh planin e tij pesëpikësh kundër terrorit. Ai kërkoi zgjerimin e listës së masave kundër terrorit. "Ato duhet të jenë jo vetëm më efektive, por edhe më të efektshme, ta themi edhe më të tmershme." Edhe masat preventive nuk duhet të jenë tabu, kërkoi Medvedev. Nga autoritetet në rajon ai kërkoi bashkëpunim me krerët myslimanë me qëllim pengimin e akteve terroriste. "Nga ana tjetër duhet të ndihmojnë ata që duan të dorëzojnë armët", kërkoi presidenti rus.