E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia kërkon ekstradimin e një serbo-amerikani të dyshuar si pronazist

Serbia thotë se do të kërkojë ekstradimin e një shtetasi amerikan që dyshohet se ka qenë pjesëtar i një njësie ushtarake pro-naziste që vepronte në Beograd gjatë Luftës së Dytë Botërore. 

Prokurori për krimet e luftës Vladimir Vukçeviç tha se hetuesit e tij kanë informata për të dyshuarin 87-vjeçarin, Peter Egner, i cili akuzohet se ka shërbyer në një njësi policore serbe që vepronte nën regjimin nazist dhe është përgjegjëse për vdekjen e mijëra civilëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. I dyshuari Egner i ka përgënjeshtruar akuzat, duke thënë se nuk ka asnjë dieni për njësinë. 

Peter Egner, i lindur në ish-Jugosllavi, është tani pensionist me banim në shtetin amerikan Washington dhe sipas njoftimeve autoritetet amerikane po përpiqen t'ia anulojnë shtetësinë.

Vitin e kaluar prokurorët serbë thanë se Egner dyshohej se kishte luajtur rol në transferimin e disa personave nga Beogradi në kampe përqendrimi jashtë kryeqytetit serb, ku shumë prej tyre ishin vrarë. Pjesa më e madhe e tyre ishin hebrenj dhe romë.//lk

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›