“Balliu ua dha përgjigjen, sqarime s’ka bërë Rama, që është bashkëpronar në 30 pallate me Delijorgjin”
Kryeministri Berisha komenton akuzat e mediave enveriste kundër botuesit të gazetës “55”
TIRANE - Kryeministri Sali Berisha ka komentuar dje në një konferencë për shtyp, akuzat e ngritura në disa të përditshme në vend ndaj anëtarit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe njëherazi publicistit të mirënjohur, Fahri Balliu. Kreu i qeverisë deklaroi se akuza të tilla artikulohen nga njerëz të Edi Ramës, i cili nuk vepron ashtu siç veproi botuesi i gazetës “55”, Fahri Balliu, që doli menjëherë në konferencë për shtyp dhe qartësoi ngatërresat dhe spekulimet e njerëzve të Ramës.
Edi Rama tha kryeministri, bën mirë të japë sqarime lidhur lejet e ndërtimit që lëshon dhe pronësitë e tij në 30 pallate. “Edi Rama ka dhënë 30 leje dhe është bashkëpronarë në plot 30 pallate. Besoj se e dini se Edi Rama kur jep lejet e ndërtimit merr 2 kate. Fahri Balliu ka bërë sqarimin e duhur, ka dhënë një konferencë shtypi dhe i ka bërë të gjitha sqarimet mendoj. Mirëpo ai që s’ka bërë sqarime është Edi Rama. Ai ka nxjerrë Shalsin e vet. Duhet të dalë, se i kanë listuar letrat. Besoj se i keni parë sesi u listuan 30 leje ndërtimi para bashkisë. Janë 60 kate, besoj se është e kuptueshme. Nëse i shumëzojmë me nga 500 deri në 1000 Euro m2, bëjnë shumë. Dhe mund të them se pikërisht ky problem mbetet për t’u hetuar:, përfudnoi Berisha.