Pretendenti për fronin mbretëror, Leka Zogu, viziton Kosovën
Udhëheqësit politikë të Kosovës thanë sot se Shqipëria dhe Kosova janë
dy shtete të pavarura dhe si të tilla do të integrohen në strukturat
euro-atlantike. Ata i bënë këto komente gjatë takimeve me pretendentin
e fronit mbretëror të shqiptarëve Leka Zogu i Parë, i cili tha gjatë
vizitës që po zhvillon në Kosovë se kufijtë e saj me Shqipërinë janë
vetëm një vijë në hartë, ndërsa të dy vendet tashmë janë të bashkuara
si gishtat e një dore.