Serbia, kjo e tërbuar e Ballkanit
Tërbimi është lëngatë që e atakon sistemin nervor qendror, sidomos trurin në radhë të parë... Tërbimi reflektohet me sjellje të pakontrolluar, rritje te agresivitetit, jargavitjen e theksuar... Gjithmonë kur i shohim qenët endacak, e kemi drojën se ata janë tërbuar dhe se mund të na kafshojnë. Kështu ishte dhe ka mbetur Serbia së cilës kurrë nuk iu shua etja për krime kundër shqiptarëve. Si e tërbuara e Ballkanit gjithmonë ka qenë dhe është e orientuar kundra shqiptarëve. Frymëzuesit e këtij shovinizmi të paimagjinueshëm janë Akademia e Shkencave dhe Patrikana e Beogradit, të cilat, po e ushqejnë nacionalizmin serbomadh. Të tërbuarit politikë serbomëdhenj, vringullojnë armët e vjetra nacionaliste kundra shqiptarëve me orientime properëndimore. Ky është preludi i zgjedhjeve pranverore të Serbisë, vazhdimin e marrim me mend se çfarë kahje do ketë. Patriku serb Pavle derisa ishte gjallë ishte krahu më i fortë i Milosheviçit kundër shqiptarëve në trojet e tyre etnike. Edhe pasardhësi i tij Irinej, po e vazhdon logjikën e vjetër serbe se Kosova gjoja na qenka Jeruzalemi serb. Irinej këtyre ditëve pas shumë deklaratave te deritashme antishqiptare doli edhe në përkrahje të strukturave kriminale serbe në veri të Kosovës, të cilët që tre muaj po e mbajnë peng këtë pjesë të vendit. Tërbimi serb mesa duket është një shfaqje e brendshme e Serbisë, i cili e ka infektuar këtë popull shumë kohë më parë. Ky popull me origjinë karpatiane kurrë nuk do të shndërrohet në shoqëri moderne. Antishqiptarizmi serb në esencë ka mbetur i njëjtë, i evoluar në formën moderne tadiqiane. Të tillë ekzemplarë të sëmurë rëndë nga tërbimi ishin Garashanini, Çubrilloviçi, Andriçi, Rankoviçi, Qosiçi, Millosheviçi dhe të tjerë shovinistë të kohës së kaluar dhe të kohës moderne. Këta shovinistë serbomëdhenj ishin ithtarë që me çdo kusht të gllabërojnë tokat shqiptare, duke bërë paraprakisht spastrime etnike. Ata vranë dhe masakruan shumë shqiptarë në krahina të tëra shqiptare në Serbi. E krijuan shtetin duke e zgjeruar territorin me dhunë në dëm të popujve të tjerë jo serbë. Për 90 vjet me radhë deri në vitin 1999 Kosovën e mbajtën të okupuar. Për 90 vjet më radhë bënë çdo faqe të zezë mbi shqiptarët e pambrojtur. Nën maskën e vëllazërim-bashkimit me mijëra shqiptarë i vranë në Tivar. Nuk mund të harrohet as koha e tmerrshme e Aleksandar Rankoviçit, i cili i detyroi mijëra shqiparët të shpërngulën për në Turqi. Klika famëkeqe komuniste e Titos, eliminoi patriotët më me zë të kombit shqiptar. Kulminacioni i dhunës mbi shqiptarët arriti me ardhjen në pushtet të ultranacionalistit Sllobadan Milosheviqit në mëtimin e tij per krijimin e Serbisë së Madhe. Me rastin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, kjo dhunë e Serbisë rezultoi më rezistencën paqësore dhe ushtarake të shqiptarëve në vendin e tyre. Falë kësaj rezistence, forcave të NATO-s, të drejtës së Zotit dhe të drejtës për të jetuar i lirë në tokat e tyre, në vitin 1999 falangat e Milosheviçit u dëbuan turpshëm nga Kosova. Vendi ynë pas shumë vuajtjeve dhe sakrificave u pavarësua nga Serbia. Shtetet më me peshë në botë e kanë pranuar pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës në kufijtë e saj daministrativ.
Por, ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, ku serbët e rebeluar kanë vu barrikada, është tregues se sovraniteti dhe ligjshmëria nga këto struktura është vu në peshojë. A nuk treguan serbët edhe një herë tjetër me barrikada se janë të tërbuar. Vetëm ai që është i lenuar në kokë siç thotë një fjalë e popullit, bën veprime të tilla mesjetare. Situata politike e eskaluar qëllimisht nga të tjerët, deri diku ka arritur ta luhasë qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare rreth situatës politike në veri. Disa po mendojnë të shkojnë me Planin Ahtisaari Plus, që në fakt është ndarje e Kosovës. Edhe krahasimi i strukturave ilegale paralele serbe me strukturat legale shqiptare të kohës së okupimit klasik nga Serbia që iu bë këtyre ditëve nga një zyrtarë i lartë ndërkombëtar, është krahasim i gabuar. Të kërkosh diç më shumë për serbët në veri duke bërë këtë krahasim është absurditet i llojit të vet. Presidenti serb, Boris Tadiq shumë herë deri me tash e përsëriti tezën shoviniste se nuk bën që Kosova dhe shqiptarët të fitojnë gjithçka e Serbia të mbetet duarthatë, duke mos marrë fare parasysh faktin se Serbia në Kosovë ishte vetëm zaptuese e tokave shqiptare e asgjë më shumë. Ky fakt dhe një mori faktorësh të tjerë të natyrës gjeopolitike, të strukturës etnike, flasin në dobi të Kosovës dhe shqiptarëve. Këto fakte Serbisë së sotme fare nuk po i interesojnë. Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq ka deklaruar se “Politika në Kosovë nuk mund të jetë gur rreth qafës sonë, mirëpo atë problem nuk mund ta zgjidhim me amputimin e një pjese të trupit””. Sipas Tadiqit, me pranimin e Planit të Ahtissarit, populli serb do të zhdukej nga Kosova për tri decenie me radhë. Ai ka thënë se interesat e Serbisë nuk mund të ridefinohen çdo disa vjet, për shkak të ndryshimit të rrethanave ndërkombëtare. Tadiç ka porositur se do të vazhdojë me politikën e cila Serbisë i siguron të ardhme evropiane dhe prosperitet ekonomik, ndërsa njëkohësisht “do të zbatojë politikë të mbrojtjes së interesave legjitime në Kosovës, nga të cilat shteti i Serbisë nuk mundet dhe nuk guxon të heqë dorë”. Këto broçkulla të Tadiqit dhe të tjera deri me sot, nuk janë gjë tjetër veç lojë me zjarr në Ballkanin Perëndimor. Këtë lojë të rrezikshme serbe bashkësia ndërkombëtare ishte dashur ta ndërpresë njëherë e përgjithmonë, nëse dëshiron paqë të përhershme në këtë pjesë të Evropës dhe të botës...
...