Serbia kundër idesë së car Llazarit për Kosovën

Në konferencën e sotme për gazetarë, zëvendëskryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka thënë se qeveria serbe është ballafaquar me problemin e Kosovës.
"Qeveria ka ndërmarrë hapa të vështirë e të rrezikshëm, sepse Serbia nuk ka mundur të përballojë konfliktin e ngrirë. Në historinë e re serbe nuk kemi pasur situatë më të ndërlikuar politika kombëtare e shtetërore se sa që ka qenë Kosova”, ka thënë Vuçiq.
“Kërkojmë ide të tretë për Kosovën, jo idenë e Car Llazarit për Kosovën, jo idenë e Vuk Brankoviqit për Kosovën” ka thënë ai , njofton B92.
“Në Bruksel Serbia do të shkojë me delegacionin që do ta caktojë udhëheqja shtetërore. Nëse ndonjë gjë varet nga unë, jam i gatshëm që këmbë të shkoj në Bruksel, por kjo nuk është çështje ime personale. Do të bëjmë kompromise, por kërkojmë nga BE, SHBA e të tjerët të tregojnë se nuk e duan poshtërimin e Serbisë dhe kërkojmë që Serbia të mos jetë e vetmja e shantazhuar”, ka thënë Vuçiq. /Indeksonline/