E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi sot feston ditëlindjen

Sot, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, mbush 45 vjeç. Kjo hyn tek përvjetorët e rrumbullakët dhe që sigurisht kanë mënyrën e festimit të tyre. Por, vetë Thaçi nuk do të lërë mënjanë impenjimet e tij politike, ai sot do të jetë i pranishëm në mbledhjen e Qeverisë.

Ditëlindja e 45-të nuk i ngjasonte të tjerave, pasi një lumë mesazhesh po qarkullojnë në rrjetet socialë nga simpatizantët e tij. Datëlindjen po ia urojnë edhe bashkëpartiakët.

Buqetat me lule janë dërguar herët në mëngjes, nga disa miq e kolegë në zyrën e tij.
Ai u lind në Burojë të Skenderajt më 24 prill 1968. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›