Serbia largon ambasadorin nga Mali i Zi
Menjehere pas vendimit te Malit te Zi per te njohur pavaresine e Kosoves ka ardhur dhe reagimi i pare serb ne fushen diplomatike. Keshtu Serbia do te kerkoje nga ambasadori i Malit te Zi qe ta braktise Beogradin, ka thene ministri i jashtem i Serbise Vuk Jeremic. Qeveria e Serbise deshiron ta njoftoje Podgoricen se prania e perfaqesuesit te saj zyrtar ne Beograd, nuk eshte me e mirepritur", ka thene Jeremic. Ky hap i Serbise u ndermor pasi Mali i Zi njohu sot pavaresine e Kosoves.Ndryshe, politikanet serbe ne Beograd kane denuar veprimin e Malit te Zi.Nderkaq Kuvendi i Maqedonise se Kosoves miratoi ne seancen e jashtezakonshme rezoluten, me te cilen kerkohet njohja e Kosoves dhe vendosja e raporteve diplomatike mes Kosoves dhe Maqedonise. Pas ketij hapi pritet qe Qeveria ta marre vendimin per njohjen e Kosoves. Nuk eshte e qarte se si do te reagoje kryeministri maqedonas Nikola Gruevski ndaj miratimit te rezolutes.