Kriza botërore, Bush kërkon takimin e G8

Ata kanë ndërmarrë hapa dhe veprime konkrete për të shpëtuar ekonomitë e tyre nga recesioni, dhe për të dalë nga kriza dhe paniku që po përhapet si vaji në tërë globin.
Kriza në fjalë është e paprecedent në 70 vitet e fundit, kujtojmë se me një krizë të tillë bota është përballur në vitin 1929, krizë që jo shumë vite më pas solli dhe luftën e dytë Botërore.
Pikërisht për të shmangur këtë krizë presidenti Amerika George Bush, në kuadrin e hapave që po ndërmerr për shpëtimin e ekonomisë Amerikane por dhe asaj Botërore ka propozuar një takim të jashtëzakonshëm të grupit të G8, grup në të cilin bëjnë pjesë edhe shtetet më të fuqishëm të globit.
Bëhet e ditur se presidenti Bush të ketë kontaktuar personalisht në telefon të gjithë liderët e shteteve të G8, duke i ftuar ata në një takim të jashtëzakonshëm në New York, për të biseduar dhe ndërmarrë hapa konkretë në mënyrë që veprimet dhe aksionet që do ndërmerren në funksion të daljes nga kriza të jenë të mirëkordinuara dhe në një linjë nga të gjitha shtetet e G8.
Ndërkohë ftesës së Bush i është përgjigjur pozitivisht vetëm Roma zyrtare, që nëpërmjet kryeministrit Berluskoni është shprehur e gatshme për pjesëmarrjen e saj në këtë takim.
Dy fjalë të NOA-s
Kriza ekonomike që ka përfshirë tërë globin është e paprecedent në këto 70 vitet e fundit, dhe kujtojmë që me një krizë të tillë bota është përballur në viti 1929.
E vështirë të thuhen dhe të shpjegohen shkaqet e kësaj krize. Kujtojmë që jo shumë muaj më parë, kjo krizë i atribuohej rritjes së çmimit të naftës si pasojë rritjes së kërkesës ndaj saj të vendeve si Kina dhe India.
Shtete këto, që vitet e fundit kanë shënuar rritje të forta ekonomike që luhaten nga 8-10 për qind, ndërkohë që SHBA por dhe shtete të fuqishme evropiane “lundronin” drejt 1,5-3 për qind.
Por duket se nuk ishte as kështu sepse brenda pak muajsh kemi një rënie prej afro 45 për qind të çmimit të arit të zi dhe ja ku historia përsëritet në një formë dhe aspekt tjetër.
Këtë radhë kriza i atribuohet shembjes së sistemit bankar, deri dje i konsideruar si një sistem i fuqishëm dhe solid.
Na lind pyetja, a mos vallë kemi të bëjmë me spekulime në sistemin e Bursës, në kurriz atyre që investojnë dhe luajnë në bursë? Si është e mundur që në harkun e pak muajve çmimi i naftës që është një produkt që kuotohet në bursë “dhe me dollarë” të ketë luhatje të tilla duke shënuar rritje dhe ulje çmimi në mënyrë marramendëse. Duke kujtuar këtu dhe deklaratat publike të gjigantëve në vendet arabe që konfirmuan se nuk i kanë luhatur asnjëherë çmimet.
A mos vallë disa book-makers përfitojnë nga këto luhatje të bursës duke përfituar shuma marramendëse në kurriz të shumicës.
Deri në çfarë pike, loja e bursës është e ndershme dhe e pastër, deri në çfarë pike nuk spekulohet.
A keni dëgjuar ndonjëherë për lajme tronditëse të tipit: e hëna e zezë, për bursat evropiane apo aziatike, Wall Street mbyllet me – 3 apo 4 për qind, ose ditën e sotme janë djegur plot 400 miliardë euro në bursa.
Por, si mendoni, me të vërtetë janë djegur, dikush i ka hedhur në zjarr? Jo, është shumë e thjeshtë, vlera e X aksioni e supozojmë se ishte 12 dollarë për aksion është ulur në 8 apo 9 dollarë.
Nga paniku se mos humbiste prapë terren, kush i posedonte këto aksione i ka shitur dhe dikush tjetër i ka blerë.
Po kush i ka blerë? kush është ai që përballë këtij rreziku për të humbur blen? A mos vallë janë këto book-makersat që spekulojnë në bursë?
Që ke duke hedhur panik bëjnë që çmimet e aksioneve të bien, duke i blerë ato dhe me “veprime” të tjera pas pak kohe bëjnë që vlera e tyre të rritet duke i shitur këto të fundit.
Nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të presim.