E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia merr datën edhe pa marrëveshje?!

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Michael Kirby, ka thënë se ekzistojnë mundësi që Serbia të marrë datën për nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian në muajin qershor, edhe pa marrëveshje me Kosovën.

Sipas mediave serbe, Kirby u ka thënë gazetarëve se “Serbia në fund do të marrë datën, pavarësisht rezultatit të dialogut”, por ka theksuar se mosarritja e marrëveshjes do të shtynte “zgjidhjen e problemit të Kosovës”.

“Kjo do të mund të ngadalësonte rrugën tuaj evropiane, për të cilën mendoj se është një rrugë e mirë”, u ka thënë Kirby gazetarëve në Beograd, transmeton Rel.

Ai, megjithatë, është shprehur optimist se “Beogradi dhe Prishtina do të arrijnë të merren vesh për një zgjidhje të pranueshme”.

Aktualisht në Bruksel po zhvillohet rrethi i nëntë i bisedimeve ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›