Ramadani: AKR vallëzues, puthadorësh dhe çimentues

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Burim Ramadani ka postuar një status në rrjetin social në facebook ku sulmon dy udhëheqësit e Aleancës Kosova e Re. Ai është kujdesur t’ua kujtojë disa nga veprimet e tyre të mëhershme.
“A eshte qeky Behxhet Pacolli edhe qekjo Mimoza Kusari-Lila qe kane vallezu para Gadafit bre? Qe i kane ra ne gjunje Gadafit? Qe i kane puth doren Gadafit? Qeta dy qe bene aferen me Cimento?Qeta dy qe jane zevendes-kryeministra edhe e akuzojne per krim e korrupsion Qeverine, dmth vetveten?Keto elemente deshmojne katakterin e tyre vallezues, puthadores dhe cimentues!”, ka shkruar Ramadani.