Sekretarja e Shtetit Clnton pershendet Serbine per statusin e kandidatit ne BE

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton pershendeti sot vendimin e Keshillit Evropian per ti dhene Serbise statusin e kandidatit te Bashkimit Evropian.
Me ane te nje deklarate Sekretarja Clinton uroi udheheqjen dhe popullin e Serbise per punen e tyre angazhimin dhe vendosmerine drejt ketij synimi.
Zonja Clinton pershendeti njekohesisht njoftimin e BE-se per te filluar shqyrtimin e mundesise per nje marreveshje stabilizim-asociimi per Kosoven gje qe tha ajo eshte e rendesishme per orientimin evropian te Kosoves dhe nje sinjal i rendesishem per angazhimin e Evropes ndaj Kosoves.
Integrimi evropian eshte ne te mire te Serbise Kosoves dhe gjithe rajonit. Une i pershendes udheheqesit e Kosoves dhe Serbise per kurajon dhe angazhimin e tyre ne marrjen vendimeve te veshtira politike te nevojshme per te realizuar keto objektiva thote zonja Clinton.
Ajo u beri thirrje udheheqesve te dy vendeve te vazhdojne perparimin ne dialogun e udhehequr nga Bashkimi Evropian.
Zonja Clinton shprehu angazhimin e Shteteve te Bashkuara per te bashkepunuar ngushte me dy vendet ne mbeshtetje te nje te ardhmeje paqesore dhe te begate evropiane.