Serbia mirëpret deklaratën e Karla Del Pontes

Kryeprokurori serb për krime lufte Vladimir Vukçeviç deklaroi se mirëpret përfshirjen e Karla Del Pontes në hetimet rreth akuzave për trafikim organesh gjatë luftës në Kosovë.
"E mbështes nismën e Karla Del Pontes për të ndihmuar hetimet për trafikim organesh, që do duhet të ndërmerren nga një institucion i pavarur", tha Vukçeviç për mediat serbe.
Reagimi i tij erdhi pas deklaratës së Del Pontes për mediat zvicerane se po dëshiron "të përfshihet në hetimet në Kosovë".