Serbia nuk i njeh dokumentet Republikës së Kosovës

Oliver Ivanoviç
Beograd, (Serbi), 30 maj, NOA – Sekretari në Ministrinë për Kosovën, në qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviç, vlerëson se përfaqësuesit e Prishtinës duhet të paraqiten në forumet rajonale të paraqiten me emrin UNMIK Kosovo.
Vlerësoj se mënyra më e mirë e paraqitjes së përfaqësuesve të Prishtinës në forumet rajonale do të ishte me UNMIK Kosovo, sepse UNMIK-u simbolizon rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, si dhe tërë komunitetin ndërkombëtar në Kosovë, ka thënë Ivanoviç në një intervistë dhënë gazetës Dnevnik.
Sipas mendimit të Ivanoviçit, shteti serb nuk do tua njohë shqiptarëve dokumentet që e kanë vulën ku thuhet Republika e Kosovës , me të cilat dëshirojnë të udhëtojnë nëpërmes Serbisë.
NOA