Wenger, më i mirë se Guardiola

Ish futbollisti i Arsenalit dhe Barcelonës, Aliaksandr Hleb beson se trajneri Arsene Wenger është më i mirë se Pep Guardiola, pasi iu kërkua të zgjidhte në mes të njërit nga dy ish trajnerët e tij.
“Kam mësuar më shumë nga Wenger sesa nga Guardiola, por Pep është trajner i mirë”, tha 31 vjeçari për Esports en Xarxa.
“Guardiola nuk është trajneri më i mirë në botë, sepse e ka drejtuar ekipin më të mirë në botë, me lojtarët më të mirë, për këtë edhe ka fituar. Është e vështirë të mos fitosh me një ekip të tillë. Sipas meje, trajnerët më të mirë janë Mourinho, Ferguson e Wenger”, vazhdoi futbollisti bjellorus.