Milani ia mësyn Ashley Colet

Milani është duke e përgatitur një ofertë që ta bind Chelsean t’ia lëshojë mbrojtësin e majtë Ashley Cole gjatë janarit.
Kontrata e 31 vjeçarit me kampionin evropian skadon gjatë verës së vitit të ardhshëm, ndërsa klubi anglez ka paralajmëruar se do t’ia ofrojë atij vetëm një vit kontratë, mirëpo përfaqësuesi anglez dëshiron një kontratë afatgjate.
Mbrojtësi i majtë iu kishte bashkuar Chelseat gjashtë vjet më parë nga Arsenali. Duke e pasur parasysh se krahu i majtë i Rossonerëve çalon, me Mattia De Scilion pa përvojë dhe Luca Antoninin jo fort bindës, zëvendës presidenti Adriano Allegri e ka ndërmend të lëviz gjatë janarit.