E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat per manipulime erresojne zgjedhjet ne Rusi - Reagime gjermane

Zgjedhjet parlamentare o4.12 ne Rusi konfirmuan ate qe pritej. Rusia e bashkuar doli partia me e forte e Dumes. Megjithate kjo parti nuk arriti te kaloje 50 e votave sic e priste. Presidenti rus dhe kandidati kryesor i partise se Kremlinit Dmitri Medvedev tha se rezultati zgjedhor pasqyron me se miri raportet mes forcave politike ne Rusi. Por pikerisht ne kete pike jane shfaqur dyshime ne Rusi. Vezhgues te pavarur zgjedhore bejne fjale per zgjedhjet me te pista te dhjetevjecarit te fundit. Drejtuesja e organizates Golos Zeri Liliana Shibanova eshte ankuar per trysnine e madhe te autoriteteve ruse.

Manipulim pa deshmitare

Vezguesit zgjedhore kane regjistruar shkelje si gjate fushates ashtu edhe ne diten e zgjedhjeve. Vezhguesja Shibanova konsideron si shkelje te rende largimin e vezhguesve nga qendrat e votimit. Pas mbylljes se qendrave ne oren 2000 kemi marre njoftime te shumta per largimin e vezhguesve si nga aktivistet e Golos ashtu edhe nga partite pohon ajo.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Liliana Shibanova Golos

Nga ana tjeter u vu re edhe fenomeni i votimit te shumefishte. Vezhguesit treguan ne Moske nje video nga qyteti Jekaterinenburg ku i njejti autobuz me te njejtet votues shetit nga nje qender votimi ne tjetren. Nga e gjithe Rusia erdhen njoftime te tilla njoftojne vezhguesit.

Me shume konkurrence idesh ne Dume

Ne Gjermani politikanet reaguan te habitur pas rezultateve te KQZ-se. I ngarkuari i qeverise gjermane per Rusine Andreas Schockenhoff eshte njoftuar nga Moska per presion ne kuader te fushates zgjedhore dhe pengim te punes se vezhguesve. Ai eshte shume i habitur me rezultatin e partise Rusia e bashkuar. Pra qe Jedinaja Rossija Rusia e bashkuar merr me pak se 50 te votave tregon qe Rusia eshte bere me e larmishme se ka alternativa demokratike. Shpresoj qe ne Dumen tjeter te kete nje konkurrence te vertete idesh.

Politikani tjeter gjerman Ralf Mtzenich SPD veren se shoqerite nuk duhet te manipulohen rregullisht. Ne rezultatin me te dobet se sa pritej per Rusine e bashkuar ai sheh nje deshmi se ka pakenaqesi me udheheqjen e deritanishme.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift I ngarkuari i qeverise gjermane per Rusine Andreas Schockenhoff

Per Putinin behet me e veshtire

Por cfare pasojash kane rezultatet e ketyre zgjedhjeve per kryetarin e qeverise ruse Vladimir Putin i cili me 4. Mars 2012 kandidon per postin e presidentit si kandidat i Rusise se bashkuar Rizgjedhja e tij konsiderohet e sigurte por goditja ne keto zgjedhje e vendos edhe Putinin nen presion mendon politikani gjerman Wolfgang Gehrcke nga e Majta gjermane. Ai duhet te perballet me pyetje kritike dhe duhet te beje ndryshime.

Edhe Gjermania duhet te kerkoje nga Rusia me shume reforma ne te ardhmen kerkon politikanja liberale Marina Schuster. shte e rendesishme ti kushtojme vemendje deficiteve dhe ta masim Rusine ne premtimet per reforma kerkon ajo. Modernizimi i Rusise duhet te jete ne radhe te pare nje axhende qe vjen nga brenda kerkojne politikanet gjermane.

Autor Nikita Jovker/Roman Goncharenko/Arapi

Redaktoi Bahri Cani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›