E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinema grandioze Festivali i 24 i Filmit Evropian

Mbase politikanet evropiane duhet te marrin shembull. Nderkohe qe ne Bruksel Strazburg Berlin Paris dhe mentropolet e tjera te kontinentit vihet ne dyshim bashkimi ne kinemane evropiane ai eshte arritur. Forca dhe energjia vjen nga shumellojshmeria. Notacionet e ndryshme te kinemase ekzistojne krah njera tjetres ushqejne njera tjetren dhe punojne shpesh bashke pa ferkime. Festivali i 24 evropian i filmit ishte nje deshmi e kesaj.

Mungese vetebesimi

Vetem se me veteperceptimin dhe tregtimin e filmit ngecet ende. Festivali i mimit Evropian te filmit vazhdon te jete nen hijen e Oskarit. Sigurisht qe cmimi amerikan i filmit Oscar eshte shume me i vjeter dhe ka nje tradite te gjate. Dhe ne fund te fundit tregu boteror dominohet nga filmat e Holliwood-it. Filmi evropian nuk e ka arritur kete me perjashtim te rasteve te rralla. Por sa i perket kualitetit artistik dhe shumellojshmerise angazhimit politik dhe relevances shoqerore filmat evropiane jane shume me te mire se sa filmat e sotem te Hollyewood-it.

Bildunterschrift Wim Wenders- Festivali i 24 i Filmit Evropian

Kete e tregoi dhe ndarja e cmimit ne Berlin. Gjashte filma konkuronin kete vit per cmimin kryesor Filmin evropian i vitit dhe qe te gjashte ofrojne kinema fantastike dhe do te mbeten ne kujtese. Nje perzgjedhje te tille te forte kinemaja amerikane holliwood-jane ka vite qe nuk e ka patur ne festen e madhe te pervitshme

Me e rendesishme se fitorja- Melancholia e Lars von Trier u zgjodh para filmave te tjere dhe mori mimin evropian te filmit per filmin me te mire kameren dhe fotografine me te mire eshte hedhja e nje veshtrimi mbi gjashte filmat e perzgjedhur. Ato tregojne se filmi evropian eshte ne lulezim.

Enfant Terrible Lars von Trier

Danezi Lars von Trier nje personalitet i veshtire dhe regjizor qe shpesh provokon publikun eshte nje mjeshter i talentuar i filmit. Ka vite qe ai ndryshon zhanret duke habitur shikuesit dhe publikun duke marre cmime ne shume festivale dhe duke mbushur arkat e kinemave. Melancholia eshte nje veper misterioze e trishte plot aluzione dhe referenca ne ceshtjet filozofike nje punim i shquar artistik. Film qe nuk kuptohet nga te gjithe por pa dyshim film qe e meriton cmimin.

Bildunterschrift Festivali i 24 i Filmit Evropian

Von Trier e ka futur me regjite e tij Danimarken prej vitesh ne harten e kinemase evropiane. Edhe Susanne Bier regjizore dhe po ashtu nga Danimarka eshte nje regjizore e njohur e nderuar me Oscar dhe e zgjedhur po ashtu me vepren e saj Ne nje bote me te mire po ashtu per filmin me te mire. Ajo mori cmim per regjine. Dhe ky vendim ishte i drejte.

Finlandezet francezet belget...

Kurse finlandezi Aki Kaurismki Le Havre dhe francezi Michel Hazanavivicius The Artist nuk moren asnje cmim po te mos kihet parasysh vleresimi per muziken me te mire tek The artist. Megjithate ata nuk e prishin qejfin. Te dy kane bere filma shume te mire njeri me enderra poetike mbi fatet e migranteve tjetri nje homazh plot dashuri per boten e filmit dhe te kinemase. Vellezerit belge Jean-Pierre dhe Luc Dardenne moren cmimin per skenarin me te mire Djali me biciklete. Edhe ata jane prej vitesh neper festivale si ne shtepine e tyre dhe bejne pjese ne ate grup regjizoresh qe kane marre dy here Palmen e Arte ne Kane. Ne fund te mbremjes edhe britaniku Tom Hooper mundi ta shihte veten fitues. Per dramen e tij te vleresuar tashme me Oscar The Kings Speech ai mori tre cmime evropiane nder te cilat edhe ate te publikut. Bildunterschrift Festivali i 24 i Filmit Evropian

Autor Jochen Krten/ Aida Cama

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›