Serbia po cenon integritetin tonë territorial
“Ne nuk dimë se a do të merr kjo nismë shumicën apo jo, në Kuvend, por ne do të insistojmë sepse kjo është në interes të të gjithëve që dhe ti tregojmë Bashkimit Evropian SHBA-ve dhe faktorit ndërkombëtar se ne jemi për dialog , sepse me fqinjë duhet të dialogohet me fqinjët nuk duhet të mbyllen kufijtë, sepse kufijtë sepse kjo madje na diskumimukonë. Por dialogu mund të zhvillohet vetëm në kushte normale, sepse është vështirë të zhvillosh dialog, madje është edhe absurd dhe nënçmim i vetë vetës që të hysh në dialog me dike që është futur në territor me forca kriminale, me forca të krimit të organizuar, ka bllokua një pjesë të vendit dhe përmes asaj pjesë krijon evazione fiskal dhe ta cenon integritetin territorial të vendit dhe ne të vazhdojmë dialogun dhe të bëjmë se nuk po shohim asgjë”, ka thënë Mustafa.
Kryetari i LDK-së tha se nuk përkrah aksionin e Lëvizjes Vetëvendosje për bllokimin e kufirit, sepse mendon se çështja e reciprocitetit duhet të vendoset në Kuvend, brena institucioneve. “Ne nuk dalim në rrugë por do të kërkojmë që përmes institucioneve të zgjedhim këtë problem”.