E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia po negocion një marrëveshje paraprake me FMN-në

Beograd (Start)- Guvernatori i bankës qendrore serbe, Radovan Jelashiç u shpreh se Serbia po negocion një marrëveshje paraprake me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN). Sipas tij, është ende shpejt për të thënë nëse do të ketë gjithashtu nevojë për mbështetje financiare, por që Serbia po negocion për një program paraprak.. "Nuk ka ardhur ende koha për të diskutuar nëse kemi nevojë për kredi apo jo. Gjëja më e rëndësishme është të biem dakord për një program, pasi kjo do të rrisë besueshmërinë e Serbisë", tha ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›