Jeremiç: EULEX, nuk mund të vendoset pa pëlqimin tonë
Beograd (Start)-M ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç ka reaguar sërish lidhur me vendosjen e misionit të Bashkimit Evropian, EULEX në Kosovë. Sipas tij, kushtet tashmë janë të qarta dhe ky mision nuk mund të vendoset në Kosovë pa lejen e Beogradit zyrtar. Ai shtoi se edhe Këshilli i Sigurimit të OKB-së nuk e pranon një veprim të tillë. “Misioni evropian mund te vendoset nese eshte i pranueshem per Beogradin dhe nese miratohet nga Keshilli i Sigurimit i OKB-se”, ka pohuar Jeremic.