Yatim: Kërkojmë marrëdhënie diplomatike me Kosovën
Prishtinë (Start)-Ministri i Jashtëm i Malajzisë, Rais Yatim, pavarësisht kërcënimeve dhe qëndrimit të Beogradit zyrtar, ka deklaruar se kërkon vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën. Deklaratën e kanë bërë të ditur mediat e vendit të tij ku theksohet se vendimi i qeverisë së këtij vendi për të njohur pavarësinë e Kosovës ka për qëllim "ndihmesën e aspiratave të popullit të Kosovës në dëshirën e tyre për një shtet të pavarur". Malajzia njohu një ditë më parë pavarësinë e Kosovës, ndërkohë që Beogradi kërkoi largimin brenda 48 orësh të ambasadorit malajzezë.