E Diel, 1 Nëntor 2026

Prona,31 vjeçari qëllon në drejtim të komshiut

Policia e Sarandës ka bërë ndalimin në flagrancë të 31 vjeçarit Martin Kovaçi, banor prej pak kohësh në Borsh të Sarandës. Burime nga Komisariati i Policisë në Sarandë bëjnë të ditur se në orët e vona të së martës në sallën operartive është marrë njoftimi se në fshatin Borsh kishte një konflikt për motive pronësie midis dy banorëve nga Borshi, Martin Kovaçi dhe Sulejman Sala. Nga hetimet e para mësohet se pas konfliktit Martin Kovaçi hapi zjarr duke qëlluar në ajër dhe në drejtim të banesës së 50 vjeçarit Sulejman Sala. Ndërkohë pas ndërhyrjes së unoformave blu është arrestuar 31 vjeçari, ndërsa materialet proceduriale në ngarkim të Martin Kovaçit i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqësor Sarandë për disa vepra penale " vrasje e mbetur në tentativë ","Kanosje për shkak të detyrës "," mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake ",dhe "prishje të rendit dhe të qetësisë publike"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›