E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia publikon emrat e te reneve ne luftera

Me publikimin e listes per here te pare praktikisht pranohet perfshirja e Serbise ne luftera. Sipas te dhenave te Fondit per te Drejten Humanitare gjate konflikteve te armatosura ne Slloveni Kroaci dhe ne Bosnje-Hercegovine qe nga viti 1991 deri ne vitin 1995 jane vrare dhe zhdukur 2028 qytetare te Serbise nga te cilet 385 jane evidentuar te humbur. Shumica e viktimave ishin anetare te Armates Popullore te Jugosllavise APJ gjithsej 1039 vete ne mesin e tyre 180 ishin ushtare duke kryer sherbimin e rregullt ushtarak. Mbi 73 per qind e te vrareve ishin ne moshen 19 deri 55 vjec dhe qytetari me i ri qe ka humbur jeten ka qene Darko Pavloviq nga Beogradi i cili ishte vetem 17 vjec kur eshte vrare si vullnetar ne luftime ne Vogoshq te Bosnje-Hercegovines.

Lista do te plotesohet rregullisht

Keto jane shifrat e para zyrtare te qytetareve te Serbise dhe Malit te Zi te rene ne lufterat e fundit ne ish-Jugosllavi. Udheheqesi i projektit Nenad Dimitrijeviq nga Fondi per te Drejten Humanitare i tha DW-se se keto te dhena do te plotesohen sa here qe te kete nevoje per kete Fondi per te Drejten Humanitare ka filluar ne janar te vitit 2009 me perpilimin e nje liste me emrat e viktimave njerezore shtetas te Serbise dhe Malit te Zi te cilet u vrane gjate konfliktit te armatosur dhe si pasoje e konflikteve te armatosura ne territorin e Sllovenise Bosnjes dhe Kroacise. Ky projekt eshte i rendesishem sepse ne menyre objektive dhe ne baze te burimeve te sakta ne dokumentojme te gjithe te vraret dhe i leme brezave te ardhshem te arrijne vete ne perfundim per ngjarjet dhe konfliktet e armatosura ne hapesirat e ish-Jugosllavise ne vitet 90-te. Ne kemi filluar me perpilimin e kesaj liste sapo jane krijuar kushtet per nje gje te tille. Shteti ka rezultate paraprake por shtrohet pyetja pse nuk eshte bere asnjehere zyrtarisht e ditur. Kjo duhet ti shtrohet Komisionit per personat e zhdukur dhe Ministrise se Mbrojtjes theksoi Dimitrijeviq.

Bildunterschrift Familjaret ende kerkojne te afermit e tyre

Pune per brezat e ardhshem

Lista perfshin njerez te cilet kane lindur dhe jetuar ne Serbi serbe te lindur ne Serbi por qe kane jetuar ne Kroaci apo Bosnje-Hercegovine persona te lindur ne Kroaci apo Bosnje- Hercegovine por qe kane jetuar ne Serbi si dhe te persona te lindur ne Serbi qe nuk iu dihet vendbanimi. Sipas te dhenave te Fondit per te Drejten Humanitare ne Bosnje-Hercegovine jane vrare 832 qytetare te Serbise ne Kroaci 850 dhe ne Slloveni 23 nderkohe qe 323 te tjere nuk mund te thuhet sakte se ku e kane humbur jeten. Me se shumti te vdekur ka nga Beogradi gjithsej 537 dhe nga Novi Sadi. 61.35 per qind e personave te vrare jane nga Vojvodina ndersa 47 per qind nga Serbia qendrore. Sipas Natasha Kandiqit nga Fondi per te Drejten Humanitare kjo ishte nje pune per brezat e ardhshem me te cilen eshte dashur te merret shteti por per shkak se shteti nuk e ka bere nje gje te tille atehere puna eshte bere nga Fondi per te Drejten Humanitare.

Po kjo eshte pune e shtetit shteti ua ka borxh kete familjeve shoqerise dhe brezave te ardhshem por ne kete rast shteti nuk e ka bere kete. Ky eshte nje dokument i rendesishem per shoqerine per shkak se te zhdukurit nuk gjenden me vetem ne kujtesen e te dashurve te tyre por emrat e tyre do te publikohen. Kjo eshte nderprerje e nje praktike ne keto hapesira qe vazhdon nga Lufta e Pare Boterore qe njerezit te vuajne te vdesin ne luftera te thirrur nga shteti dhe ne emer te shtetit dhe ne fund te mbeten vetem shifra. Ajo cka ne duam eshte qe ky dokument ne fund te marre vulen e shtetit dhe kjo do te behet permes organizates REKOM.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Natasa Kandiq aktiviste serbe e te drejtave te njeriutNe duam qe cdo shtet te dije humbjet e tij por ne kerkojme qe institucionet perfshire ketu edhe Ministrine e Mbrojtjes te jene te pergjegjshme te ndihmojne ne kete drejtim dhe te tregojne se sa e rendesishme eshte kjo per shtetin dhe sa duan te ndihmojne qe kjo te mbetet ne kujtesen e nxenesve dhe te behet pjese e programit mesimor tha Natasha Kandiq.

Ministria ka premtuar ndihme - verifikimi i se vertetes i veshtire

Projekti u prezantua te merkuren ne Beograd ne nje salle te mbushur plot me familjare te te zhdukurve dhe te vrareve ne lufte. Sekretari i Shtetit ne Ministrine e Mbrojtjes Igor Joviciq tha se ministria do te vazhdoje te jape ndihmen dhe mbeshtetjen e saj per sigurimin e te dhenave mbi personat e vrare ne lufterat ne ish-Jugosllavi. Ministria e Mbrojtjes ne cdo rast e ka mbeshtetur projektin e Fondit per te Drejten Humanitare. Ne jemi takuar me Fondin per te Drejten Humanitare ashtu sic kemi bere edhe me OJQ te tjera me te cilat ne bashkepunojme tha Joviciq.

Megjithate eshte shume e veshtire te arrihet deri tek e verteta. Serbia sot ka kete liste me emrat e te vrareve dhe te zhdukurve fale punes se organizatave joqeveritare dhe jo institucioeneve shteterore dhe ate 20 vjet pas filimit te luftes. Nese merret parasysh se numri me i madh i tyre ka humbur jeten gjate vjeshtes se vitit 1991 dhe pranveres se vitit 1992 pra ne kohen e renies se Vukovarit dhe fillimit te luftes ne Bosnje i bie qe jane dashur pikerisht 20 vjet qe familjet e te zhdukurve dhe te vrareve dhe qytetaret e Serbise te presin te kene ne dore kete regjister.

Bildunterschrift Ne pamje nje grup ushtaresh te ushtrise jugosllave kapin rob nje civil kroat me18 nentor 1991. Procesi i Vukovarit mbi krimet e gjashte serbeve kunder 192 kroateve u be ne 2004 ne Beograd.

Vazhdon kerkimi i femijeve

Millan Noviqi nga Kragujevci eshte ende duke kerkuar djalin i cili sic i ka thene atij APJ e atehershme eshte vrare ne vitin 1992 ne Bosnje-Hercegovine Djali im u vra ne vitin 1992 ne fshatin Rujan ne Komunen Livno te Bosnje-Hercegovines. Pas vdekjes se tij as ushtria e rregullut e APJ-se nuk ka qene ne gjendje te shkoje ne vendin e ngjarjes dhe te siguroje fakte. Shume pak di se cfare ka ndodhur ka 20 vjet qe vij rregullisht ne Ministrine e Mbrojtjes dhe asgje. Shteti si shteti yne atij nuk i intereson absolutisht asgjehellipPothuajse te gjithe ishin femije shume pak prej tyre kishin mbushur 20. Djali ime ende nuk i kishte mbushur 20 vjec une e kerkoj ende per aq kohe sa do te jem ne gjendje ta kerkoj.

Ne mesin e te dhenave te paraqitura nga Fondi per te Drejten Humanitare nga numri i pergjithshem i te vrareve civile ishin 58 vete ndersa grupi me i madh i civileve eshte vrare me 22 tetor 1992. Atehere pjesetare te armatosur te forcave serbe te Bosnjes te cilet e quanin veten Hakmarresit nen komanden e te denuarit per krime lufte Milan Lukic ne vendin e quajtur Mioce vrane 14 civile udhetar ne autobusin e linjes Sjeverin - Priboj. Ne fillim ata ishin keqtrajtuar ne motelin famekeq bdquoVilina Vlas ne Vishegrad per tu pushkatur me vone ne brigjet e lumit Drina. Trupat e tyre nuk jane gjetur ende.

Autor arka Radoja/Esat Ahmeti

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›