Siri pergjaket funerali i viktimave

Janë përgjakur funeralet e viktimave të djeshme në Siri, të cilëve u janë shtuar pesë të tjerë ditën e sotme.
Dëshmitarë kanë deklaruar për mediat e huaja se të shtëna armësh zjarri janë regjistruar gjatë funeraleve në një periferi të Damaskut dhe pranë fshatit jugor të Izrasë.
Turma të mëdha njerëzish që merrnin pjesë në funerale mbanin parulla kundër qeverisë.
Mbi 110 persona u vranë ditën e premte, dita më e përgjakur e pesë javëve rebelim popullor. Gjakderdhja, që erdhi një ditë pasi presidenti Bashar al Assad hoqi gjendjen e jashtëzakonshme, solli një reagim të ashpër ndërkombëtar.
Agjencia shtetërore e lajmeve në Siri raporton se në vend po mbahen një numër i kufizuar protestash dhe dhuna është përgjegjësi e grupeve kriminale.