Pirateria lulezon - Si mund te mbrohet ne Shqiperi e drejta e autorit

Mbrojtja e te drejtes se autorit perben nje nga direktivat e BE qe Shqiperia duhet te vere ne jete ne baze te Marreveshjes se Stabilizim- Asocimit e cila hyri ne fuqi para dy vitesh. Por situata konkrete ne Shqiperi eshte larg asaj qe do te sillte zbatimi i kesaj direktive. Situata reale tregon se kjo direktive nuk zbatohet. Keshtu ne tregjet vendase ka botime pirate librash disqesh muzikore filmash apo veprash ne gjini te tjera te artit. E drejta e autorit dhe pronesia e vyer intelektuale nuk respektohet.
Nikoleta Gjordeni drejtore e Zyres Shqiptare per te Drejten e Autorit strukture kjo e Ministrise se Kultures Rinise dhe Sporteve thote per programin shqip te DW Situata e mbrojtjes se te drejtave te autorit nuk eshte pozitive. Ka patur dhe vazhdon te kete pirateri produkte te fallsifikuara.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nikoleta Gjordeni drejtore e Zyres Shqiptare per te Drejten e Autorit
Kete realitet nuk e pohon vetem kjo zyre qe eshte nje strukture shteterore. Agjensite private te mbrojtes se te drejtave te autorit pohojne se produktet pirate sa shkojne dhe po pushtojne tregjet e krijimtarise artistike dhe intelektuale. Artan Tozaj Drejtor Ekzekutiv i Agjencise private Albaautor qe merret me mbrojtjen e te drejtes se autorit ne krijimtarine muzikore thote per programin shqip te DW Ka pirateri. Te gjithe operatoreve Radio- Televizive ne Shqiperi do t u duhej tu hiqej licensa sepse bejne transmetime pirate te krijimeve muzikore. Nderkohe qe ne Kushtetuten e Shqiperise thuhet se e drejta e autorit mbrohet me ligj.
Pse ne Shqiperi lulezon pirateria
Arsyeja kryesore e mosrespektimit te se drejtes se autorit pronesise intelektuale ne pergjithesi dhe per pasoje e lulezimit te piraterise ne Shqiperi eshte moszbatimi i ligjit. Kuadri ligjor dhe detyrimet qe duhet te kene perdoruesit e krijimtarise artistike dhe intelektuale jane ne nivel shume te ulet pranon Niloleta Gjordeni Drejtorja e Zyres Shqiptare per te Drejtat e Njeriut.
Ne kete kuader masat shtrenguese apo ndeshkimet per kedo qe nuk respekton te drejten e autorit jane te paperfillshme ose nuk zbatohen fare.Ndikimi i gjobitjeve per produktet pirate dhe mosrespektimin e se drejtes se autorit eshte shume i ulet sepse ne shumicen e rasteve ato nuk mblidhen thote Znj. Gjordeni.
Ne lulezimin e piraterise e sidomos ne prodhimin e disqeve muzikore dhe te filmave ka ndikuar edhe nje bashkepunim i dobet mes policise se shtetit organeve tatimore dhe doganave. Ka shtepi te tera diskografike qe merren me prodhime pirate. Ata duhet te paguajne doganen qe kur fusin pajisjet teknike te kene marre licensen perkatese per prodhimin e disqeve. Thelbi eshte qe duhet te veproje ligji dhe shteti. Nese shteti detyron edhe autoret e prodhimeve pirate te paguajne doganen atehere tregu i ketyre prodhimeve mund te frenohet. Kerkohet bashkepunim me policine e shtetit me tatimet per te frenuar dhe luftuar piraterine. thote Artan Tozaj.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Artan Tozaj Drejtor Ekzekutiv i Agjencise private Albaautor
Legjislacion i ri ne perputhje me standartet e BE
Hapi i pare drejt suksesit ne kete lufte eshte plotesimi i kuadrit ligjor dhe me pas mos mbetja e tij ne leter. Nje projekt i financuar nga Komisioni Europian po asiston Zyren Shqiptare per te Drejtat e Autorit ne hartimin e nje ligji te ri. Ligji i ri do te siguroje nje harmonizim te plote te direktivave te BE. Qellimi eshte sigurimi i nje niveli te larte te mbrojtjes se te drejtave te autorit sipas standarteve te BE-se thote drejtorja e kesaj zyre Niloleta Gjordeni.
Hartimi i ligjit eshte njera ane. Por ana thelbesore ajo qe sjell ndryshimin e desheruar mbetet zbatimi i tij. Ne raport progreset e KE per Shqiperine eshte vene ne dukje hartimi i ligjeve te mira ne perputhje me standartet e BE por qe per fat te keq nuk zbatohen. Zbatimi i tyre eshte sfida qe Shqiperia duhet te fitoje. Jemi para nje sfide te madhe. Ne kuader te procesit te integrimit te Shqiperise ne BE duhet qe edhe ne kete fushe te arrijme standartet e kerkuara thote Drejtorja e Zyres Shqiptare per te Drejtat e Autorit Znj. Gjordeni.
Shqiperia ka nenshkruar Konventen e Romes per Mbrojtjen e te drejtes se autorit te artisteve interpretues dhe ekzekutues te Bernes per mbrojtjen e te drejtes se autoreve te veprave letrare dhe artistike si edhe Konventen Universale te te drejtave te autorit. Detyrimet qe burojne nga qenia e Shqiperise pale ne keto Konventa nuk jane permbushur per sa kohe produktet pirate dhe te fallsifikuara mbushin tregjet vendase.
Autor Ani Ruci
Redaktoi Lindita Arapi