E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rinis punën linja e trageteve Vlorë- Brindizi

VLORE- E bllokuar prej afro dy javësh vetëm sot ka rifilluar punë linja e trageteve Vlorë- Brindizi. Sot në mëngjes është afruar drejt portit të Vlorës trageti i parë i kësaj linje „Red Star“ ndërkohë që pritet edhe mbërritja e tragetit tjetër „Jonian Spirit“.

Dy tragetet gjatë gjithë kesaj periudhe u angazhuan në transportin e shtetasve të huaj që evakuoheshin nga Libia. Për herë të fundit tragetet ishin parë në një prej porteve të Maltës.

Qytetarë të huaj që silleshin me avion nga Libia drejt Maltës transportoheshin më pas me rrugë detare në vende të tjera. Në këtë destinacion ishin përfshirë dhe dy tragetet që kryenin linjën Vlorë-Brindizi duke paralizuar plotesisht qarkullimin mes dy vendeve përmes Portit të Vlorës. Ndërkohë që udhetimi drejt Italise permes detit kryhej vetem nga Porti i Durrësit
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›