Serbia, sanksione 'vendeve mike' që s’e kanë njohur Kosovën!

“Serbia me fitimin e statusit të kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian ka për detyrë të harmonizojë edhe politikën e jashtme me atë të vendeve të BE-së. Është shqetësuese fakti që mund të obligohemi tu vëmë sanksione edhe disa vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovën”, ka thënë një burim zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, njoftojnë portali serb “S media”.
“Ka vende ndaj të cilave BE-ja ka vendosur sanksione të plota, si Bjellorusia, por ka edhe vende ndaj të cilave ka sanksione të lehta ekonomike si: Kina Irani, Iraku Moldavia, Sudani, etj., sanksione këto që nuk jemi të obliguar t’i përfillim në përpikëri derisa nuk jemi anëtarë të unionit”, transmeton Telegrafi.
Por ish ambasadori i Serbisë në Gjermani, analisti Ognjen Pribicevic, ka thënë se Serbia mund të detyrohet tu vë ,sanksione këtyre vendeve, dhe sipas tij, është normale derisa ka zgjedhur rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian.