Arsiq: Zgjedhjet në veri s’ do të jenë legjitime

Arsiq për Radio KiM nga Qagllavica tha se komunat serbe do të vazhdojnë të funksionojnë edhe nëse zgjedhjet lokale nuk do të ketë,por nuk do të ekzistojnë kuvendet komunale por me qeverisje lokale do të qeverisin koordinatorët ose këshillat komunal.
Duke komentuar paralajmërimet se zgjedhje lokale do të ketë në komunat e Zubin Potokut dhe Zveçanit në veri të Kosovës. Arsiqi tha s kjo do të thotë”vendosje gishtit në sy të bashkësisë ndërkombëtare dhe Beogradit”.
”Përfaqësuesit që do të organizojnë zgjedhjet në ato dy komunat pa pëlqimin e Serbisë sërish shkojnë kundër interesave shtetërore kështu tregojnë se dëgjojnë qendrat partiake nga Beogradi dhe kështu bëjnë me dije se interesat partiake janë mbi ato shtetërore. Gjithashtu, nëse shteti i Serbisë nuk organizon zgjedhjet, ato zgjedhje nuk do të jenë legjitime”,tha ai.