E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia shpall sot zgjedhjet lokale

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Sllavica Gjukiç Dejanoviç do të shpallë sot në mesditë mbajtjen e zgjedhjeve lokale, njoftojnë mediat serbe.

Me shpalljen e sotme, pritet të konfirmohet edhe zyrtarisht, nëse Serbia synon të mbajë zgjedhjet lokale edhe në territorin e Kosovës, një synim ky të cilin autoritetet ndërkombëtare dhe vendore në Kosovë e kanë kundërshtuar ashpër.

Mbajtja e zgjedhjeve lokale të Serbisë në Kosovë shihet si përpjekje për sforcimin e strukturave paralele serbe, për zhbërjen e të cilave autoritetet në Prishtinë kanë kërkuar ndihmë nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.


Ndërkohë vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale nuk pritet të shpallet sot, duke qenë se sipas ligjit për zgjedhjet, ka ende kohë për një vendim të tillë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›