Serbia t’i plotësojë kriteret e Kopenhagës

Ne asnjëherë nuk kemi kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia si kusht që kjo e fundit të hyjë në Bashkimin Evropian. Por, ajo që ne kërkojmë është përmirësimi i marrëdhënieve fqinjësore të Serbisë dhe Kosovës.
Nga përvoja e ime personale ka shumë fusha ku ju mund të bashkëpunoni. Kështu ka thënë në një intervistë për gazetën “Blic”, ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Wolfram Maas, duke u përgjigjur në pyetjen se a do të kërkohet zgjidhja e problemit të Kosovës si kusht që Serbia të merr statusin e kandidatit.
Maas ka thënë se vizita e kancelarës Angela Merkel në Beograd ka për qëllim më shumë shikimin nga afër të përmirësimit dhe zbatimin e kritereve të Marrëveshjes së Kopenhagës për BE, që janë edhe kushti themelor që Serbia të merr status e kandidatit për BE.
Kandidat potencial për BE, thotë ai, ka të bëj më shumë me stabilitetin politik, zbatimin e ligjit, drejtësi të pavarur si dhe marrëdhënie të mira fqinjësore dhe rajonale të një shteti.
Thatë se duhet të këtë bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë në rajon që të merret statusi kandidat. A mendoni këtu në Kosovën. “Natyrisht se po. Kosova është pjesë e regjionit. Ne nuk jemi këtu për të përcaktuar definimin e marrëdhënieve në mes të Prishtinës dhe Beogradit. Në këtë pikë Gjermania e ka njohur Kosovës si shtet të pavarur. Ministri i jonë i jashtëm, Guido Westerwelle ishte në Beograd vitin e kaluar dhe para 10 dite edhe në Prishtinë, ku tha se marrëdhëniet e mira rajonale janë kusht për pranim në BE sipas kritereve të Kopenhagës".