E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rebeka xheloze, sepse Andri kercen me Fatjolen

Sitata stresi dhe shume rivalitet, tensioni sapo vjen dhe rritet ne pritje te gjysmefinales se spektaklit “Akademia e Yjeve”. Rebeka gjithmone e me larg Fatjoles, dy vajzat tashme e shfaqin hapur mospelqimin ndaj njera-tjetres si ne palester, por dhe ne jeten e perditshme. Tashme ne shtepine–shkolle gjithcka vlen per t’u diskutuar dhe pse jo per te debatuar… Keshtu Brano dhe Anxhelo kane diskutuar me tone paksa te zjarrta egoizmin e kengetarit nga Tirana, i cili tashme duket se nuk terhiqet me mbrapsht neper diskutime… Nje leter plot emocione per Silven, e cila para disa ditesh festoi 18-vjetorin brenda ne shtepi… Kengetarja ka marre nje leter nga ana e motrave te saj, te cilat shprehnin krenarine qe kishin per te, por dhe dhimbjen qe i ati, i cili nuk jeton me, nuk mund ta shikojne ate duke kenduar…
Rebeka qan sepse Andri kercen me Fatjolen
Rivaliteti i dy balerinave, Rebekes dhe Fatjoles tashme eshte dicka qe gjithkush ne shtepi e perflet. I kane deklaruar “lufte” njera-tjetres si ne skene ashtu dhe ne shtepi… Xhelozojne njera-tjetren ne cdo detaj te mundshem, ne cdo aspekt te jeteses brenda shtepise duke perfshire shpesh ne rivalitetin e tyre dhe partneret e tyre… Nuk eshte hera e pare qe Andri dhe Albi jane prekur nga konkurrenca e forte qe te dy vajzat ndjejne per njera-tjetren. Fillimisht ka qene Albi ai qe eshte perfshire ne nje loje, kunder Fatjoles javes qe kaloi, e shkaktuar nga xhelozia e Rebekes per balerinen e skuadres se bardhe… Nderkohe qe kesaj radhe ka qene Andri ai qe ka vuajtur xhelozine e Rebekes. Ne mbremjen e se merkures pas mesnates balerinet kane vendosur qe te sfidojne lodhjen e dites dhe te perserisin numrat e tyre. Ne palester kane qene duke provuar Fatjola me Andrin, se bashku me Gureldin dhe Anxhelon, nderkohe qe balerina e skuadres blu, Rebeka, eshte vonuar per te vajtur ne prova. Deri ne kete cast gjithcka ka qene ne rregull… Ne momentin qe kjo e fundit ka dashur te bashkohet ne prova ka pare Andrin dhe Fatjolen duke kercyer se bashku… Rebeka nuk e ka permbajtur veten dhe eshte larguar menjehere duke u strehuar ne shtratin e saj. Vajza nga Korca nuk e ka pertypur dot faktin qe i dashur i saj po kercente pikerisht me rivalen e saj dhe me “armiken” e betuar ne shtepi… Nuk ka dashur me te provoje, por vetem te futet poshte carcafit dhe te shfryje nervozizmin dhe inatin e saj te brendshem duke qare… Prane saj eshte afruar Branimiri, i cili eshte perpjekur ta ngushelloje me sa te mundet mikeshen e tij. Por Rebeka duket se nuk ka patur te ngushelluar… Lot dhe ngasherime, shikime te vazhdueshme nga palestra ku Fatjola dhe Andri vijonin ushtrimet te pashqetesuar… Brano ka kembengulur qe ajo te qetesohet dhe te mos e vrase mendje, “nuk dua te te shikoj te merzitur”, i ka thene djali nga Shkodra, por Rebeka duket se nuk ka gjetur paqe duke shperthyer vazhdimisht ne lot. Diten e nesermen dhe pse gjithcka duket se eshte zgjidhur mes cifti, Rebeka dhe Andri kane dhene aryset e tyre per situaten e krijuar ne mbremje ne dhomen e rrefimit. Andri ka kembengulur se i ka kerkuar Rebekes qe te shkoje te provoje, por ajo pasi ka pare ate duke kercyer me Fatjolen nuk ka dashur t’ia dije. Balerini nga Lezha eshte shprehur shume i vendosur se “ai nuk ka me ndermend t’i lutet Rebekes per te provuar”. Gjithashtu Andri ka vijuar duke shpjeguar situaten dhe duke rrefyer se ata, kane qene duke provuar nje koreografi me te cilen ai mendohet te jete ne sfide, e jo Fatjola. Nga ana tjeter Rebeka eshte shprehur se shkaku kryesor i merzitjes dhe loteve te saj ka qene pikerisht fakti se Andri dhe Fatjola kane qene duke kercyer bashke dhe se kjo i ka shkaktuar dhe mos deshiren e saj per te punuar se bashku me te tjeret ne palester…
Brano akuzon Anxhelon si egoist
Nje debat i ndezur, i lindur nga nje bisede per me egoistin ne shtepi, ka vene perballe dy nga konkurentet e kantos, Branimirin dhe Anxhelon. Gjate nje bisede te merkuren pasdite, Silva dhe Brano e kane akuzuar Anxhelon se eshte shume egoist dhe se ai nuk i le raste te tjereve te punojne ne dhomen e kantos. “Ti gjithmone thua, ta perseris dhe nje here dhe kurre nuk na le radhe”, eshte shprehur Brano. Anxhelo eshte mbrojtur duke i thene se ata gjithmone i kerkojne qe te nderprese kenget. “Ju me shqetesoni nderkohe qe une kendoj, qendroni aty dhe nderhyni me mikrofon, ndersa kur une ju le te qete sa here qe ju shoh ne dhomen e kantos”, ka thene Anxhelo. Me pas biseda e dy kengetareve eshte sportuar ne lidhje me jogatishmerine qe ka treguar Anxhelo per dhenien e teksteve te kengeve, pikerisht Branos. Dy djemte kane treguar variante te ndryshme ne lidhje me kete histori, nderkohe qe Branimiri duket se eshte lodhur kundershtimi i Anxhelos ndaj cdo fakti qe ai ka dhene dhe ne nje moment eshte shprehur “Ti Anxhelo nuk kujton mire situatat… Ti nuk je i cuditshem, je tmerri i tmerreve”….
Nje leter per Silven
Ne pak radhe te shkruara me shkrim dore kane risjelle ne jete kujtimin me te bukur, ate te nje babai te gjalle qe shijon dhe i gezohet talentin e te bijes… Silves, konkurrentes se Akademise, i kane sherbyer vetem pak rreshta te shkruara nga motrat e saj, per te rikujtuar dhe nje here momente e lumtura te perjetuara me babane e saj qe tashme nuk jeton me... Ne dhomen e rrefimit, Silva ka lexuar letren plot emocione te shkruar nga motrat e saj… Me sy te perlotur ajo ka kaluar nga rreshti ne rresht duke lexuar dhe rikujtuar me vete, ndoshta te vetmin kujtim, te cilin kujtesa e saj nuk do te mund te harroje kurre, humbjen e te atit… Fjalet e sinqerta te motrave ne lidhje me krenarine e tyre per arritjet e Silves brenda Akademise, por dhe dhimbjen e tyre per mungesen e atij qe ishte krenar per zerin e saj, e kane prekur shume vajzen nga Tirana.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›