E Diel, 1 Nëntor 2026

Tregtonin mallra kontrabande prangosen 10 persona

Foto ilustruese

Tirane 15 shkurt 2011 NOA- Dhjete eshte numri i personave te rene ne prangat e policise per tregtim te mallrave kontrabande.

Pasditen e djeshme u arrestua ne flagrance nga specialistet e seksionit Kunder Krimit Ekonomik Financiar Genti Seit Mara 36 vjec banues ne Tirane i denuar me pare per tregtim te mallrave kontrabande.

Arrestimi i tij u krye pasi ne Rrugen e Barrikadave u kap ne flagrance duke tregtuar cigare kontrabande. Ne cilesine e proves u sekuestruan 27 steka cigare te llojeve te ndryshme pa pulle fiskale.

Nderkaq nje arrestim kolektiv ka ndodhur ne Muzeun Kombetar u shoqeruan shtetasit Xhevahir Shyti 26 vjec banues ne Tirane Albert Koci 31 vjec banues ne Tirane Ylli Menaj 36 vjec banues ne Tirane Florian Koka 18 vjec banues ne Tirane Ndricim

Dauti 31 vjec banues ne Tirane Lulzim Mece 36 vjec banues ne Tirane Guximtar Adilaj 38 vjec banues ne Tirane dhe Jetmir Ymeraj 28 vjec banues ne Tirane te cilet tregtonin celulare te markave te ndryshme ne menyre te kunderligjshme duke mos qene te licensuar per ushtrimin e ketij aktiviteti te cileve ju bllokuan 77 cope celulare te markave te ndryshme qe u sekuestruan dhe i kaluan per kompetence te metejshme struktures se hetimit tatimor prane Drejtorise Rajonale Tatimore Tirane.

Nderkaq nga specialistet e Seksionit Kunder Krimit Ekonomik u realizua me sukses operacioni Cigaret Vip 2 ku u arrestua ne flagrance shtetasi Ramazan Fiqiri Bukmishi 53 vjec pasi eshte kapur duke transportuar dhe tregtuar cigare kontrabande ku gjate kontrollit ne banesen e tij jane gjetur 14 steka te llojit Malboro 16 steka te llojit Slims dhe 13 steka te llojit Philip Morris te pa pajisura me pulla fiskale te cilat u bllokuan ne cilesine e proves materiale.

a.y/NOA

Lajme te ngjashmePerplasi kalimtarin pranga autorit te larguar nga vendiGrabitesit mbytin Tiranen policia bum arrestimeshLushnje sekuestrohen ne bunker lende plasese arme dhe droge tre ne pranga Goditi policin pranga 17 vjecaritPrangosen ne flagrance 3 shperndares droge Lidhjecelulare cigare flagrance Kontrabande policia pranga

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›