Sergei Lavrov viziton Britaninë e Madhe

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, fillon sot vizitën dy ditore në Britani, ku do të takohet me kryeministrin Dejvid Kamerun dhe homologun Uilliam Hejg.
Ministria e Jashtme në Moskë tha se udhëtimi i Lavrovit pritet hapë rrugën vizitës së Kamerunit në Rusi.
Lidhjet tregtare mes dy vendeve janë të fuqishme, por marrëdhëniet janë acaruar nga një varg mosmarrëveshjesh diplomatike, përfshirë refuzimin e Moskës për ta ekstraduar të dyshuarin kryesor për helmimin radioaktiv të Aleksandr Litvinenkos në Londër në vitin 2006.
Litvinenko ishte kritik i Kremlinit dhe ish oficer i sigurisë.