E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i Jemenit shtyn vizitën në SHBA

Presidenti i Jemenit Ali Abdullah Saleh ka shtyrë vizitën e planifikuar në Shtetet e Bashkuara, për t`u përballur me sfidat që i kanosen nga protestuesit në vendin e tij.

Agjencia shtetërore e lajmeve Saba raportoi se shtyrja e vizitës u bë "për shkak të zhvillimeve në rajon".

Dje policia e Jemenit shpërndau mijëra protestues, të cilët marshuan në kryeqytetin Sana duke kërkuar reforma politike dhe dorëheqje të presidentit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›