E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dodik “refuzon” BE-në

Nga Express më 13 shkurt 2011 në ora 13:30

Serbët e Bosnjës kanë hedhur poshtë kërkesën e Bashkimit Evropian për një forcim të shtetit të përbashkët Bosnjë-Hercegovinë.

Këtë e shprehu presidenti i gjysmës serbe të vendit, Republikës Serbe, Milorad Dodik, pas kthimit nga një takim në Berlin me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.

BE ka kërkuar më shumë kompetenca për qeverinë qendrore në Sarajevë, për të lehtësuar rrugën e Bosnjës për të hyrë në Bashkimin Evropian.

Edhe kërkesën e Merkelit për një përfshirje të së ashtuquajturës "klauzurë evropiane" në kushtetutën boshnjake, Dodik nuk e pranoi.

Pas përfundimit të luftës në Bosnjë në vitin 1995, vendi u nda në dy Republika autonome të serbëve si dhe të kroatëve dhe boshnjakëve, të cilat janë mbajtur së bashku vetëm nga një qeveri qendrore e dobët.

Për shkak se të dyja pjesët e vendit bllokojnë njëri-tjetrin, nuk po realizohen reformat që janë urgjentisht të nevojshme. Edhe ekonomia ndodhet në gjendje të rëndë.

Bosnja dëshiron t’i bashkohet BE-së, por blloku ka kërkuar paraprakisht realizimin e reformave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›