E Martë, 3 Nëntor 2026

Sergio Ramos, te Sevilla pas 18 vitesh: Ia kisha borxh babait

“Jam i emocionuar. Është një ditë e veçantë, kthimi në shtëpi është gjithmonë i tillë. Tani duhet të bëjmë testet mjekësore, kam pritur prej disa muajsh, por jam i lumtur që do të kthehem dhe do t’i bashkohem skuadrës sa më shpejt. Nuk kishte kuptim të shkoja diku tjetër pa u ndalur këtu, ishte një borxh që kisha ndaj babait tim, gjyshit tim dhe Puertës”. Zbarkoi në shtëpi me një fluturim privat nga Madridi, Sergio Ramos ka zyrtarizuar rikthimin në ekipin e tij të zemrës dhe ku filloi karrierën e tij në futbollin profesionist.

Te Sevilla ka luajtur edhe ish-shoku i tij, Antonio Puerta, i cili vdiq në moshën 23-vjeçare, në vitin 2007, në spitalin ku u shtrua pasi pësoi një arrest kardio-respirator gjatë ndeshjes mes Seviljes dhe Getafes. “Shumë gjëra kanë nënkuptuar shumë – shtoi i emocionuar Sergio Ramos, i cili ishte i lirë pas skadimit të kontratës së tij me PSG-në – dhe mendoj se ka ardhur koha për t’u rikthyer”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›