E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

VIDEO/ Korçë, tradita artizanale ruhet me fanatizëm

Tradita artizanale në Korçë ruhet me fanatizëm. Gjylsona Misha, një zonjë që ruan këto tradita të trashëguara, flet për pasionin e saj për punimet me dorë dhe qëndismat, pasi zonjat korçare dinë të ruajnë më së miri traditën, dhe po kështu kanë ruajtur dhe punimet artizanale.

Gjylsona Misha ka në koleksionin e saj punime me dorë, qëndisma, punime me grep, me shtizë apo dhe me thurje, dhe traditën e trashëguar e ruan me fanatizëm.

Pas çdo punimi të veçantë dhe zbukurimi, qëndron krijimtaria dhe mjeshtëria e Gjylsonës. Punimet artizanale në Korçë janë kthyer së fundmi edhe në një dekor të mirfilltë për një numër të madh lokalesh, restorantesh apo bujtina të ndryshme në të gjithë Qarkun e Korçës. Ruajtja me fanatizëm e traditës së vjetër pëlqehet shumë edhe nga vizitorët ndaj bizneset po i preferojnë gjithnjë e më shumë këto punime.

/rtsh/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›