E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

VIDEO/ Rrezikuan të mbyteshin, Njësitë Policore Detare në Durrës shpëtojnë dy shtetas

Njësitë Policore Detare në Durrës iu shkuan në ndihmë 2 shtetasve të dielën, të cilët rrezikuan të fundoseshin, bashkë me gomonen e tyre, për shkak se mjeti lundrues pësoi defekt.

Sipas policisë, rreth orës 04:00, të mëngjesit të së dielës, gjatë patrullimeve në të gjithë hapësirën detare të qarkut, shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë konstatuar në afërsi të gjirit të Durrësit, 2 shtetas që kërkonin ndihmë, pasi rrezikonin të fundoseshin, për shkak se mjeti i tyre lundrues gomone kishte pësuar defekt.

“Sapo i kanë konstatuar, shërbimet e Njësisë Policore Detare, me mjet lundruese, iu kanë shkuar në ndihmë 2 qytetarëve dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg, në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu, është tërhequr në breg, mjeti lundrues që kishte pësuar defekt. Njësia Policore Detare fton çdo qytetar/turist që gjendet në një nevojë që lidhet me detyrat funksionale të Njësisë, të kërkojë ndihmë, dhe reagimi do të jetë i menjëhershëm dhe i specializuar.”- njofton policia.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›