Sergio vazhdon në Romë

Është duke kaluar sezonin e tij më të mirë në karrierë. Julio Sergio tashmë ka zënë vend të sigurt në formacionin bazë të Romës, ndërsa ka arritur marrëveshje për vazhdimin e qëndrimit në klub.
Sipas të përditshmes sportive italiane, Corriere dello Sport, Sergio pritet të nënshkruajë kontratë të re katërvjeçare me Romën, deri më 30 qershor 2014. 32-vjeçari e filloi sezonin si portieri i tretë i Romës, mirëpo me paraqitje të mira ka siguruar pozitën e titullarit.