E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA: Serbia të përmirësojë raportet me Kosovën

Flamuri amreikan, foto arkiv

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Serbisë, që të përmirësojë raportet me Kosovën, pasi edhe Bashkimi Europian ka tërhequr vërejtjen se kjo çështje mund të jetë pengesë e madhe në rrugën e Serbisë për në BE.

Gati të gjithë presidentët e shteteve të rajonit e bojkotuan inaugurimin e presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliç, ditën e hënë.

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Viktoria Nuland, ka refuzuar të komentojë çështjen e bojkotit, por tha se sekretarja e shtetit, Hillari Klinton, ka folur me telefon me zotin Nikoliç, pas zgjedhjes së tij.

Mesazhi ynë për qeverinë e Serbisë ishte që ne dëshirojmë të punojmë me presidentin e ri dhe ne dëshirojmë të shohim që Serbia të vazhdoj rrugën e integrimit, të jetë në paqe me Kosovën dhe të punoj për çështjet e mbetura, që ata i kanë së bashku,- tha zëdhënësja Viktoria Nuland. / Info Kosova/

Përgatiti: E.L

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›