Seri e re e sulmeve në Irak
Një seri e sulmeve të reja ka tronditur sot Irakun, me shtatë persona të vrarë dhe mbi 40 të plagosur, pas ndërmarrjes së tri sulmeve, dy prej të cilave ishin sulme vetëvrasëse, kanë njoftuar zyrtarët.
Sulmi më i përgjakshëm ishte ai në qytetin shiit, Mussayib, ku pesë persona u vranë dhe 37 të tjerë u plagosën, pas shpërthimit të një bombe, të fshehur në një biçikletë.
Policia njoftoi se dy sulme vetëvrasëse janë ndërmarrë në qytetin e Ramadit, qytet ky me popullatë shumicë sunite, në provincën perëndimore Al Anbar.
Njëri prej sulmuesve hodhi automjetin e tij në ajër në perëndim të qytetit, duke vrarë dy persona dhe duke lëmduar katër të tjerë, ka njoftuar koloneli i policisë, Jabbar Ajaj.
Ajaj theksoi se sulmuesi i dytë vetëvrasës ka hedhur vetën në ajër në afërsi të stacionit të policisë në Ramadi, por me këtë rast humbi jetën vetëm sulmuesi dhe nuk pati të lënduar.
Këto sulme u ndërmorën vetëm një javë pas dy sulmeve të përgjakshme në Bagdad, si pasojë e të cilave u vranë 153 persona dhe u plagosën mbi 500 të tjerë. Ishin këto përndryshe sulmet më të rënda në Irak në dy vitet e fundit.