E Shtunë, 31 Tetor 2026

Timoni i makinës, më i ndotur se tualetet publike

TIRANE - Një studim i shkencëtarëve britanikë ka treguar se timoni i automjetit përmban rreth 700 baktere të ndryshme në çdo centimetër katror.

Kjo do të thotë se timonët janë rreth dhjetë herë më të ndotur se sa tualetet publike, duke qenë se në tualetet publike në një centimetër katrorë jetojnë rreth 80 baktere.

Ndotja brenda automjetit është rezultat i pakujdesisë së pronarëve, të cilët automjetet e tyre i pastrojnë shpesh pa përdorur spërkatës ose lëngje dezinfektuese.

Për më keq, hulumtuesit kanë kontrolluar edhe pjesët e tjera të automjetit dhe kanë gjetur të dhëna frikësuese: Në bagazhet e modeleve më të vjetra të automjeteve kanë gjetur rreth 1.000 lloje bakteresh, mes të cilave edhe bacillus cereus (bakter i cili mund të shkaktojë helmim me ushqim).

(er.nu/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›