Seri sulmesh në Bagdad, 13 të vrarë
Katër bomba kanë shpërthyer në Bagdad, në hapësirat e banuara shumicë popullsie shiite, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen së paku 13 persona dhe janë plagosur më humë se 70 të tjerë. Pjesa më e madhe e viktimave humbën jetën në sulmin në lagjen Sadër Siti, ku u vranë 8 persona dhe u plagosën 20 të tjerë. Disa minuta më vonë, një veturëbombë shpërtheu në një kryqëzim rrugësh, afër vendit të eksplodimit të parë. Pak caste më pas shpërthyen edhe dy makinabomba në lagjet shiite në pjesën veriore të Bagdadit. Këto sulme në kryeqytetin irakian, Bagdad, ndodhën në periudhën e krizës politike, e cila karakterizohet me kundërshtimet ndërmjet qeverisë së udhëhequr shiite dhe bllokut më të madh politik, që mbështetet nga sunitët. Kriza i ka shtuar shqetësimet për ripërtritjen e sulmeve sektare, një muaj pasi Shtetet e Bashkuara janë tërhequr nga Iraku.