E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, bora e madhe u mer jetën 46 personave

Moti i keq dhe dëbora e madhe dhe orteqet kanë shkaktuar të paktën 46 viktima në Afganistan gjatë 6 ditëve të fundit.Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në provincat malore të Badakshanit dhe ka premtuar krijimin e një fondi për ndihma në vlerë prej 160 mijë dollarësh. Raportohet se terreni malor dhe i vështirë gjatë dimrit, shkakton orteqe, që paraqesin rrezik të vazhdueshëm.

Vitin e kaluar, së paku 171 persona humbën jetën nga një ortek bore në rajonin malor, që gjendet ndërmjet kryeqytetit Kabul dhe pjesës veriore të Afganistanit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›